

#100- Arena e Yjeve - Flamur Neziri - Nga karriera me trofe si portier te puna me gjeneratat e reja
Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte ish-portieri i njohur kosovar, Flamur Neziri, i cili rrëfeu për rrugëtimin e tij në futboll, nga fillimet e karrierës deri te përvojat me disa prej klubeve të njohura në Kosovë dhe kalimi në rolin e trajnerit të portierëve. Biseda nisi me fillimet e Nezirit në futboll dhe momentin kur vendosi të bëhej portier, ndërsa ai kujtoi përvojat e para te Hysi dhe rëndësinë që pati për karrierën e tij kalimi te Prishtina. Një pjesë e veçantë e diskutimit iu kushtua periudhës së kaluar në disa prej klubeve të futbollit kosovar, përfshirë Fushë Kosovën, Besën e Pejës, Feronikelin, Drenicën, Flamurtarin dhe Dukagjinin. Neziri rikujtoi edhe trofetë e fituar me Hysin, Prishtinën dhe Feronikelin. Në vazhdim, ai foli për momentet më të veçanta të karrierës, pritjet dhe ndeshjet që i kanë mbetur në kujtesë, si dhe emocionet e grumbullimeve me Kombëtaren e Kosovës. Biseda u ndal edhe te konkurrenca për një vend në portën e përfaqësueses dhe sfidat me të cilat përballeshin portierët e gjeneratës së tij. Më pas, Neziri tregoi për kalimin nga futbolli aktiv në rolin e trajnerit të portierëve, duke folur për punën me grupmoshat e Prishtinës dhe më pas me gjeneratat e reja të Kosovës. Ai ndau përvojën e tij në zhvillimin e portierëve të rinj dhe tregoi se cilat janë cilësitë më të rëndësishme për një portier që synon të arrijë nivelin profesional. Në fund, ish-portieri riktheu në kujtesë të gjithë rrugëtimin e tij, nga Hysi deri te 2 Korriku, ku e përfundoi karrierën si futbollist, duke folur për vendimet, momentet dhe përvojat që e kanë formësuar karrierën e tij. - EXFIS - Exfis është kompani që vepron në tregun e derivateve të naftës në Kosovë, e specializuar në importin, shpërndarjen dhe shitjen me pakicë e shumicë të karburanteve me standarde evropiane. Për më shumë: https://www.facebook.com/exfisqualit - E Bukura e Dheut - E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme. - Për më shumë: https://www.ebukura.com


















