Skip to content
Artwork for qyshetech
TechnologyArtsVisual Arts

qyshetech

Kwrabb

Pas çdo kamere, çdo brendi, çdo videoje virale apo kompanie të skusesshme është dikush që zbuloi diçka. Si e bëjnë vërtet punën e tyre krijuesit më të mirë në botën shqiptare? QysheTech është vendi ku ata tregojnë qysh e tek ata krijojnë . Episode të reja çdo dy javë bashkë me Kwrabb.

Behind every camera, every brand, every viral video or successful company is someone who figured something out. How do the best creatives in the Albanian world really do their work? QysheTech is where they show you how they create. New episodes every two weeks, with Kwrabb.

Play
  • 6 episodes
  • fortnightly
  • Avg 59 min
  • Albanian
  • #5
    Thursday · 1 hr 43 min

    Enur Pakashtica - Nga X Factor te Real Madridi | qyshetech - Episodi 5

    U ula me Enurin, prezantuesin që nga emisioni live i Wazap-it përfundoi te Real Madridi. Folëm për fillimet në Gjeni i Vogël dhe X Factor, turneun me orkestrën në Amerikë, qysh bëhej një emision live çdo ditë, çka bën kur diçka shkon keq në transmetim, pse ekipi mbrapa kamerës është pjesë e emisionit, intervistën me babain e Rihannës, dhe rrugën nga fotografia sportive te masteri në Real Madrid. Episodi me video në YouTube: https://www.youtube.com/watch?v=vKtgyLEbOfM Enur: @enur qyshetech mundësohet nga Macintoks. Partner teknik: RØDE.

    • Chapters
  • #4
    October 8 · 1 hr 13 min

    Loti Shaqiri - Mjek ditën, filmmaker natën | qyshetech - Episodi 4

    U ula me Lotin, një nga content creators të parë shqiptarë që para 11 vjetësh nisi me bo vlogs. Folëm për vlogun e tij të parë, sa e vështirë ishte me bo përmbajtje shqip në atë kohë, qysh e fiton besimin e shikuesve, bashkëpunimin e parë, dhe qysh i bashkon mjekësinë dhe videot, përfshi breakdown-in e një videoje. Episodi me video në YouTube: https://www.youtube.com/watch?v=tYTTs4dUMQk Loti: @lotishaqirii qyshetech mundësohet nga Macintoks. Partner teknik: RØDE.

    • Chapters
  • #3
    September 24 · 52 min

    Blerta Basholli - Rrugës për në Oscar | qyshetech - Episodi 3

    Në episodin 3 të qyshetech, ulemi me regjisoren Blerta Basholli, autoren e "DUA" - filmi që Kosova po e dërgon në Oscar. Flasim për zanatin e vërtetë mbrapa filmit: kërkimi nëpër shkolla për të gjetur Pinean, drejtimi i një fëmije që s'e ka jetu luftën për të bartur një kohë që Blerta e ka jetuar vetë, dhe qysh bëhet një film i këtij niveli në Kosovë. Mysafire: Blerta Basholli qyshetech mundësohet nga Macintoks. Partner teknik: RØDE. #qyshetech #BlertaBasholli #DUA #podcastshqip

    • Chapters
  • #2
    September 10 · 1 hr 12 min

    Elvi Nuhu - Samsung apo iPhone? | qyshetech - Episodi 2

    Në episodin e dytë të qyshetech, u ula me Elvi Nuhun - krijuesi që shumëkush mendon se jemi i njëjti person. Folëm për fillimet e tija, si e ka gjetur rrugën e vet në këtë industri, qysh krijon, dhe debatin e vjetër: Samsung apo iPhone. ━━━━━━━━━━━━━━━ Mysafir: Elvi Nuhu Instagram: @elvinuhu TikTok: @elvinuhu ━━━━━━━━━━━━━━━ qyshetech mundësohet nga Macintoks 💻 Partner teknik: RØDE 🎙️ ━━━━━━━━━━━━━━━ Follow qyshetech: Instagram · TikTok: @qyshetech Nga @kwrabb ━━━━━━━━━━━━━━━ Motion Design: Stuff by Bes Video Editor: Eron Hoxha @Gheezeron Co-Producer: Dren Krasniqi

  • #1
    August 27 · 53 min

    Miran Ramadani - Qysh u krijua Shaci? | qyshetech - Episodi 1

    Në episodin e parë të qyshetech, u ula me Miran Ramadanin - një nga krijuesit më të dashur në botën shqiptare. Folëm për fillimet e tija, për dy vitet që kemi punuar bashkë, çka e bën një video të mirë sipas tij, dhe për historinë e karakterit Shaci - kush është dhe kë përfaqëson. ━━━━━━━━━━━━━━━ Mysafir: Miran Ramadani Instagram: @miranramadani TikTok: @donzhugani ━━━━━━━━━━━━━━━ qyshetech mundësohet nga Macintoks 💻 Partner teknik: RØDE 🎙️

  • August 21 · 38 sec

    Qysh?

    qysh e tech? 🤔 27 Gusht 19:00

Showing 1–6 of 6 episodes